A jeni edhe ju të mendimit se partitë ekzistue BDI, PDSH, DR dhe tani RDK me refuzimin e platformës së Komunitetit Shqiptaro Amerikan dhe me garimin e tyre ndaras në zgjedhjet e qershortit 2011 na nëpërkëmbën dinjitetin tonë? Ata REFUZUAN koalicionet parazgjedhore SHQIPTARE që të na përçajnë, të na mashtrojnë me koalicione pas-zgjedhore për t'u futur në kulltuket e sistemit unitarist dhe pastaj të na privojnë edhe nga kafshata e bukës. Jeta jonë të bëhet edhe më e veshtirë.
A e dini se kjo ka një qëllim, proverbin popullor: “Skamja të dërgon në derë të hasmit” Këto katër parti na kanë sjellur në greminën e getoizimit, zhdukjes së intelektit njerzor dhe varfërisë kolektive: mbi të gjitha nuk kanë realizuar premtimin kryesor politik: elementin shteformues të shqiptarëve në Maqedoni. Krejt kjo ka një prapavijë, qytetarët shqiptar të mbesin shërbetorë të liderëve të këtyre partive dhe jo anasjelltas.
Ata që nuk mund të bashkohen në koalicione parazgjedhore për interesa kombtare, keni idenë si mund të bashkohen për veprim Bashkë! pas zgjedhjeve duke akuzuar njëri-tjetrin për kontrabandim votash dhe garës jo fer. Mund t'i paramendoni gënjeshtrat e tyre të njëpasnjëshme për të kënaqur gjenin e tyre humbës përballë Ali Ahmetit. Me Menduh Thacin, Rufi Osmanin dhe Imer Selmanin edhe në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë bindshëm Ali Ahmeti!?
Udhëro mbushe formularin, bëhu vullnetar, aty ku gjindesh dhe çka mundesh, jepe kontributin tënd kombtar dhe qytetar për Koalicionin Bashkë! PAKTI Fitorja jonë do të jetë puna e ndershme në interes të qytetarëve!